English

Tani infarktet mund të parashikohen

Tiranë, 6 Shtator NOA - Mjafton vetëm një fije floku, dhe me një test të ri mund të parashikohet ardhja e infarktit disa muaj më parë. Kjo është ajo që ka dalë nga një hulumtim në University of Western Ontario drejtuar nga doktorët Gideon Koren dhe Stan Van. Dijetarët kanë punuar me 56 vullnetarë, të goditur nga infarkti në zemër dhe me një grup vullnetarë të shëndetshëm.

Analizat e bëra në flokët e tyre dëshmuan se në flokët e të sëmurëve nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) ishin shumë më të larta. Në këtë aspekt, sipas ekspertëve që pasi kanë testuar faktorë të tjerë të rrezikshëm si diabeti, pirja e duhanit dhe hipertensioni, kortizoli ishte shfaqur si “pararojë" e infarkteve. Sipas Koren dhe Van Um, sistemi i krijuar lejon të shihen dhe të luftohen më mirë infarktet në zemër. Teste aktuale, analiza standarde e gjakut, urina dhe pështyma, janë të besueshme, por me një efekt të kufizuar.

Ndërsa, testi i ri i flokëve është edhe retrospektiv dhe post-aktiv, për shkak se veprimtaria e kortizolit zgjat me muaj.

Dr .Koren arrin në përfundimin: "Flokët rriten mesatarisht një centimetër çdo muaj dhe kështu nga ekzaminimi i i një kampioni prej 6 centimetrash të gjatë jemi në gjendje të përcaktojmë nivelin e stresit të gjashtë muajve paraprirës".

a.e./NOA
KOMENTE