Pakistan, 6 shtator NOA - Të paktën 14 persona, mes të cilëve 9 policë kanë mbetur të vdekur dhe 34 të tjerë janë plagosur nga një sulm kamikaz në afërsi të një rajoni policie në një qytet të Pakistanit në Lakki Marwat.
Atentati u krye pikërisht para stacionit policor me anë të një autobombe, e cila shpërtheu pikërisht në hyrje të rajonit. Sipas autoriteteve pakistaneze, bëhet fjalë për një sulm të talebanëve, aleatë të Al Kaedës.
Gul Wali Khan, shefi i policisë lokale ka sqaruar duke thënë se një atentator vetëvrasës, nën drejtim të një autoveture të mbushur me eksplozivë, është përplasur me ndërtesën, e cila është komisariati i policisë së Laki Marwat.
Stacioni policor është shkatërruar plotësisht, ndërsa disa ndërtesa qeveritare janë dëmtuar. Për momentin nuk është përcaktuar ende se kush kanë qenë atentatorët.
Duke u bazuar në deklaratat e autoriteteve flitet se sulmi i detyrohet vendimit të SHBA-së kundrejt talebanëve, duke i futur ata pjesë të listës së organizatave terroriste të huaja.
r.b/NOA