Durrës, 6 shtator, NOA – Ndërsa kishte mbërritur nga Italia në portin e Durrësit, një emigrant shqiptar është ndaluar pasi ka rezultuar se makina e tij ishte e vjedhur.
Ngjarja raportohet nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, i ndaluari mban inicialetN.K., është 20-vjeç, i lindur e banues në qytetin bregdetar.
Procedimi penal në ngarkim të tij filloi pasi ai është paraqitur në sportelin e regjistrimit të pasagjerëve dhe mjeteve në Portin e Durrësit e nga verifikimi që punonjësit e policisë kufitare kryen në bazën e të dhënave për automjetin tip Iveco me karoceri, 7 vendëshe, me targa DR 972Z F, pronë e tij, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
E kjo pasi ky automjet ishte denoncuar si i vjedhur më datë 04.08.2010 në Itali.
Materialet për veprën penale të “Trafikut të automjeteve” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA