Tiranë, 6 shtator 2010 NOA – Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri dhe i përfolur nga deputetët e mazhorancës si një ndër miqtë e ngushtë të Edi Ramës, është paraqitur mbrëmjen e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzat për afera të dyshuara që lidhen me një studim dhe leje ndërtimi për kompleks rezidencial masiv te diga e Liqenit Artificial.
Burime nga Prokuroria bënë të ditur se sapo ka dalë nga mjediset e marrjes në pyetje, i thirruri Dritan Avllaj ku ka qëndruar atje për afro një orë.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë marrjes në pyetje, Avllaj ka deklaruar se çdo gjë që është thënë nga mazhoranca lidhur me përfshirje të tij në afera korruptive të tipit njëzet përqindsha nuk është e vërtetë.
Dritan Avllaj ka pohuar se është gati të përballet vetëm me prova reale dhe jo deklarata evazive që lëshohen nga deputetët e mazhorancës, sipas tij, deklarata shpifëse.
Sot dëshmoi dhe Rrahman Selmanllari
Ndërkohë, është zbardhur dëshmia e Rrahman Selmanllarit sot në Prokurorinë e Tiranës lidhur me marrjen e tij në pyetje për aferat e dyshuara të ndërtimeve pa leje.
Burime nga Prokuroria e Tiranes bëjnë të ditur se biznesmeni Rrahman Selmanllari ka pohuar sot para prokurores Valentin Premci dhe prokurori Ardian Braho se Dritan Avllai i njohur ndryshe si Tan Lepuri i ka kërkuar atij 20 për qind të kontratës ne këmbim te miratimit te studimit dhe lejes se ndërtimit nga bashkia e Tiranës. Sipas dëshmisë se lëshuar sot, kërkesa e Avllait është pranuar nga bashkëpronarët e kompanisë Vizion Construction pasi ai ishte prezantuar si miku i Edi Rames dhe njeri i aftë për të hapur çdo derë në Bashkinë e Tiranës.
Pyetjes nese Dritan Avllai e kishte respektuar marrëveshjen për të kryer detyrat e tij, Selmanllari mësohet t’i jetë përgjigjur se janë shume të kënaqur me kontributin e Avllait pasi studimi i miratuar nga nga Bashkia e Tiranes e ka përqendruar intensitetin me te lartë të ndërtimit pikërisht ne zonën e kontraktuar prej tyre.
Sa i perket pjeses tjeter te angazhimit per te marre lejen e ndërtimit në bashki, Selmanllari ka deklaruar se kjo nuk eshte realizuar ende per shkak te mos mbledhjes prej me shume se nje viti të KRRT së Tiranës. Ne ditet ne vijim pritet te dëgjohen dëshmitë e Dritan Avllait dhe Arjan Tartarit.
e.r/NOA