Tiranë, 6 shtator, NOA – Ajo nuk ka patur shansin të vijë në jetë si gjithë krijesat e kësaj bote, por ka përjetuar vdekjen që në çastet e para sapo është përballur me të.
Fjala është për një foshnjë, e cila është gjendur e vdekur në një kazan plehrash pak minuta më parë në një nga rrugët e kryeqytetit.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA në mënyrë paraprake nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave, foshnja e vdekur u gjend në rrugën “Irfan Tomini”.
Ndërkaq, grupi hetimor i mbërritur menjëherë në vendngjarje është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe po merr në pyetje të gjithë banorët e zonës, për të marrë sqarime rreth ngjarjes së rëndë... (vijon).
n.e/NOA