English

Urgjent/ Presidenti dekreton 8 majin 2011 si datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale

Tiranë, 6 Shtator, NOA – Përmes një dekreti të posaçëm, presidenti i Republikës Bamir Topi publikoi sot 8 majin e vitit të ardhshëm si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10, paragrafi 1 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” dekretoj se zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, zhvillohen ditën e diel, më datë 8 maj 2011”, përcakton dekreti në fjalë i kreut të shtetit.

Ky është procesi elektoral i radhës, pas atij që u zhvillua në 28 qershor të vitit të kaluar për zgjedhjet e përgjithshme në vend.

n.e/NOA

KOMENTE