English

Amnesty International: Anti-terrori, Britania po shkel të drejtat e njeriut

Uashington, 7 shtator, NOA – Britania e Madhe duhet të heqë dorë nga një numër masash kundër terrorizmit, pasi ato në fakt rezultojnë se shkelin një sërë të drejtash civile të qytetarëve të saj.

Një fakt i tillë citohet në raportin e fundit të organizatës së njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, sipas të cilës janë pikërisht katër masa të cilat kanë shkelur rëndë të drejtat e njeriut.

Së pari, është masa e autoritetit policor për të ndaluar dhe kontrolluar njerëz edhe nëse ndaj tyre nuk ekziston ndonjë dyshim.

Pas saj, renditen edhe masat e tjera si e drejta e shtetit për të ndaluar terroristë të dyshuar për 28 ditë pa ngritur akuzat; ekstradimin e shtetasve të huaj pavarësisht nga rreziku i torturës si edhe urdhrat për kontrolle kufizuese.

Që të gjitha këto masa janë prezente në Britaninë e Madhe që pas sulmeve terroriste të vitit 2001 në Kullat Binjake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si edhe bombat e hedhura mbi Londër në vitin 2005.

n.e/NOA

KOMENTE