English

Biografia shokuese e princeshës së Spanjës, tani dhe një foto nudo

Spanjë, 8 shtator NOA - Princesha Letizia e Spanjës ka përfunduar në telashe dhe kjo si rrjedhojë e një libri biografik që ka dalë mbi të.

Sipas publikimit, bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit, Felipe di Borbone, kur ka qenë e re, ka qenë republikane, është arrestuar për posedim droge dhe shumë herë ka kundërshtuar drejtuesit spanjollë, përfshirë këtu dhe bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Mbi të gjitha, në faqet e këtij volumi është dhe një foto e saj, në të cilën paraqitet e zhveshur plotësisht në vitin 1997.

Me pak fjalë, një e shkuar me të vërtetë shqetësuese, të paktën siç shkruan e përditshmja spanjolle “Stampa”.

Libri, “Letizia Ortiz”, një republikane nën drejtimin e mbretit Juan Carlos, i shkruar nga gazetarja investigative Isidre Cunill, është publikuar nga shtëpia e vogël botuese “Chronica Editorial”. Princesha është përshkruar në lidhjen e parë me bashkëshortin e saj, më pas me mësuesin e letërsisë dhe arrestimin që pësoi për zotërim të hashashit. Më pas flitet në lidhje me takimet e saj me ekstremistët e majtë, në një kohë që ndiqte dhe studimet në universitetet dhe për vitet që ka kaluar në Meksikë.

Mikesha e piktorit kuban Saavedra, është pikturuar plotësisht e zhveshur nga ai në një pikturë, e cila u kthye në kopertinën e albumit të grupit të rrokut Mana, “Suenos liquidos”.

Për liderin e grupit, Pher, Letizia me sa duket ka qenë një person intim, ku libri flet gjithashtu dhe për këtë marrëdhënie të saj me këngëtarin.

Nuk mungon as eksperienca e abortit, që ka ndodhur në spitalin Medica Sur në Meksikë në 1996. Më pas, princesha e ardhshme futet në botën e televizionit shtetëror meksikan, ku ka shfaqur pa asnjë problem idetë e saj progresiste.

E përmbledhur, mund të themi se është një e kaluar tepër e rëndë për një princeshë.

r.b/NOA

KOMENTE