English

Boshnjakët në Sanxhak, kërkojnë mision ndërkombëtar

Novi Pazar, 7 shtator, NOA - Kuvendi Nacional Boshnjak (KNB) në Novi Pazar ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dërgimin e një misioni vëzhgues në rajonin e Sanxhakut, i shqetësuar lidhur me diskriminimin e hapur dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në baza etnike dhe fetare.

Në fakt, KNB i themeluar në fillim të muajit korrik është konsideruar si një trup ilegjitim nga ana e institucioneve qeveritare të Serbisë.

E megjithatë, në një letër drejtuar përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Ketrin Eshton, ky organizëm ka apeluar për dërgimin e misionit ndërkombëtar në

Novi Pazar.

Reagimi i këtij trupi politik ka pasuar pas incidentit të ditës së shtunë, kur krerët fetarë dhe besimtarët mysliman u ndeshën me policinë në tentimin e tyre për të penguar ndërtimin e një kopshti fëmijësh në një lokacion të konsideruar si pronë e Bashkësisë Fetare Islame.

“Misioni i huaj të vëzhgojë situatën dhe të nxisë një dialog të mirëfilltë politik për zgjidhjen e problemeve në këtë krahinë të Serbisë të banuar me myslimanë dhe boshnjakë”, ka thënë Samir Tandir nga KNB.

n.e/NOA

KOMENTE