English

Dy vëllezër kanosin me armë, njëri kapet duke u arratisur për në Greqi

Shkodër, 7 shtator, NOA – Në sherr e sipër me një person, dy vëllezër e kanë kanosur atë me armë zjarri dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, e në përpjekje për t’u arratisur jashtë shtetit, njëri prej tyre është vënë në prangat e policisë.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur lagjia “Partizani” të qytetit verior, ku dy vëllezër kanë kanosur me armë personin me inicialet L.Rr.

Ndërsa personi i arrestuar mësohet se është Marjan Thani, 20 vjeç, kapja e të cilit u bë e mundur në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë, nga shërbimet e policisë kufitare të Korçës.

Vëllai i tij është Mikel Thani, për të cilin thuhet se ka qenë i pranishëm gjithashtu në sherrin për motive të dobëta, zhvilluar me të riun me inicialet L.Rr.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të Marjan Thanit, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

n.e/NOA
KOMENTE