English

E virgjër deri në moshën 106-vjeçare, plaka: S’kam puthur asnjë mashkull në jetë

Edinburg, 7 shtator, NOA – E pabesueshme, por ja që ajo përbetohet se është e vërtetë. Përveçse e virgjër, plaka 106-vjeçare nga Edinburgu pohon se as nuk ka puthur ndonjë mashkull në jetën e saj. Dhe e gjitha kjo, pasi ishte tepër e zënë me punë ...

Historia e rrallë vjen nga ishulli i Britanisë, ku 106-vjeçarja skoceze Isa Blyth tregon sesi nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale në jetën e saj, madje nuk ka puthur kurrë as ndonjë mashkull.

Duke qenë mjaft e zënë me punë, ajo ka pohuar se nuk e ka ndier asnjëherë mungesën e një historie dashurie apo mashkulli pranë saj, si të gjithë njerëzit normalë të kësaj bote, në të gjitha kohërat.

Mediat britanike raportojnë se Isa ka lindur në vitin 1904 në Edinburg dhe për rreth 35 vjet me radhë, ajo ka punuar si sekretare në fabrikën e uiskit, “North British Distilleries”.

Duke pohuar se ajo ka qenë përherë e zënë me aktivitetet e punës, edhe pse e di se jo të gjithë mund ta besojnë tani që bashkëmoshatarët e saj kanë vdekur, pohon se jo vetëm që s’ka bërë kurrë dashuri, por edhe as është puthur në të gjithë jetën e saj të gjatë.

E madje shton se kjo mund të jetë edhe arsyeja pse ajo ka arritur një shifër të tillë vitesh.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Anizel09:05 - 26 Shtator 2010
    ...nje shprehje thote..... beso e kontrollo................