English

Edhe pse shtatzënë sërish në stadium për të mbështetur Antonion

Itali, 8 shtator NOA - Antonio Cassano shumë shpejt do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij Carolina Marcialis, të cilës i tha “po” në fillim të verës, është shtatzënë pre dy muajsh.

Edhe pse duhet të qëndrojë me shumë kujdes, sërish zonja Cassano nuk ka hequr dorë nga dëshira e saj për të shkuar në stadium dhe të mbështesë partnerin e saj Antonio, që luan me ekipin e Sampdorias.

Fotografët e kanë kapur atë teksa qëndron në tribunën e stadiumit të Xhenovas gjatë ndeshjes së kampionatit me Lazion, ku ka qenë dhe në shoqërinë e disa miqve të tjerë.

r.b/NOA

KOMENTE