Bruksel, 7 shtator, NOA – Bashkimi Evropian tashmë e ka humbur homogjenitetin e tij falë lëvizjeve emigratore të dekadave të fundit, duke bërë që gjithmonë e më shumë të huaj të jetojnë në 27 vendet anëtare të tij.
Sipas një studimi të fundit të realizuar nga Eurostat, Instituti evropian i Statistikave, në BE aktualisht jetojnë 32 milionë persona të jashtëm, çka përbën në shifra 6.4 përqind të totalit të popullsisë së tij.
Më tej, ekspertët e Eurostat tregojnë se turqit janë grupi më i madh i jashtëm që jeton në BE dhe e thënë në shifra konkrete, ata numërohen rreth 2.4 milionë të tillë.
Personat e jashtëm më të shumtë numërohen në Gjermani, konkretisht 7.2 milionë të tillë e pas saj renditet Spanja, me afro 5.7 milionë jo-evropianë që jetojnë dhe punojnë në territorin e saj.
Pas tyre, Eurostat tregon se renditen Britania e Madhe me 4 milionë dhe Italia me 3.9 milionë të huaj. n.e/NOA