Angli, 7 Shtator, NOA- Një grua angleze, nënë e dy fëmijëve, u vra brutalisht nga burri i saj, sepse, kishte gabuar emrin e të shoqit duke bërë dashuri. Të dy, Joanne K. 41 vjeç dhe Gary H. 44 vjeç ishin takuar në 2009 duke luajtur poker në Facebook dhe kanë shkuar për të jetuar së bashku në Radcliffe, një qytet me 30.000 banorë në qarkun e Greater Manchester, Angli. Ndërsa kanë bërë dashuri, ajo e ka thirrur "Kris" në vend të Gary, duke shkaktuar xhelozinë e burrit. Atëherë ai ka shkuar në kuzhinë për të marrë një thikë, dhe e ka goditur me të në gjoks.
Më pas e ka lidhur me një tel elektrik trupin e gruas, i cili u zbulua nga motra e saj, ende në shtratin e dhomës në Radcliffe. "Unë nuk doja ti bëja keq, por isha shumë i zemëruar. Pas goditjes me thikë ajo po vuante aq shumë sa që kam kërkuar për ti dhënë fund dhimbjes së saj. Për këtë e shtrëngova me tel. Por unë jam penduar shumë për atë që kam bërë". Sot burri u dënua nga gjykata angleze me burgim të përjetshëm për vrasje: do të mbetet në burg të paktën edhe 15 vjet para se mund të kërkojë një zbritje të dënimit.
Gjyqtari Andrew Gilbart tha: "Siç ndodh në çdo marrëdhënie ka pasur tensione, madje edhe për para. Por asgjë nuk mund të justifikojë një veprim të tillë.
a.e./NOA