Greqi, 8 Shtator NOA - Stilisti italian, Giorgio Armani, ka arritur të blejë ishullin e Skorpios nga mbesa e Aristotele Onassis, Athina. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilët kanë cituar se çmimi i blerjes ka qenë ai i 100 milionë eurove.
Skorpios, ishte vënë në shitje prej shumë kohësh, ku në të shkuarën ishte interesuar dhe padroni i Microsoftit, Bill Gates. Skorpios është një ishull i vogël në detin e Ionio, në Lefkada.
Ai është bërë i njohur në vitet 70 dhe kjo pasi ishte vendi i martesës së Aristotile Onassis dhe Jacqueline Kennedy.
Është i vetmi ishull privat në të gjithë Greqinë dhe pikërisht për këtë arsye është e ndaluar që të vizitohet.
r.b/NOA