Milan, 8 Shtator NOA- Blerja më e re e kuq e zinjve të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, kërkon që në formacionin e skuadrës së tij të luajnë të katërt sulmuesit kryesorë të ekipit.
“Është një zgjidhje tepër e bukur”, - tha ai për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”. “Në qoftë se janë të gjithë lojtarët atëherë përse mos të provojmë diçka të tillë”, - shtoi ai. Ibra ka folur gjithashtu dhe në lidhje me derbin e ardhshëm me Interin ku ai do të paraqitet në këtë sfidë si një ish-lojtar i zikaltërve. “Unë nuk kam frikë asnjëherë”, - theksoi ai në lidhje me pritjen që mund të rezervojnë tifozët e skuadrës së Interit në drejtim të suedezit. r.b/NOA