Karakas, 8 shtator NOA - Zhvillime të mëtejshme kanë ndodhur në ngjarjen e vrasjes së turistit italian Emiliano Astore, i cili u gjet i pajetë më 27 gusht në bordin e varkës së tij me vela, e cila ndodhej në portin e Punta de Piedra, në ishullin e Margerita.
Policia venezueliane ka arrestuar katër autorët e dyshuar të këtij krimi. Sipas Union Radio, banda e ashtuquajtur “Piratët e Karaibeve”, ka kryer këtë vrasje për të vjedhur italianin. Tre ndër pjesëtarët e saj, ndër të tjera janë dhe policë. Katër të arrestuarit, për tu theksuar është se janë tepër të rinj dhe variojnë nga mosha 20 deri në 30 vjeç. r.b/NOA