English

Kombëtarja fiton me Luksemburgun, tani 4 pikë në Grupin për Euro 2012 (VIDEO)

Tiranë, 7 Shtator 2010 NOA – Kuqezinjtë arrijnë të rrëmbejnë pikë të çmuara për të shkuar në renditje të grupit me 4 pikë pas fitores sonte me kombëtaren e futbollit të Luksemburgut, me golin e vetëm të Hamdi Salihit, në pjesën e parë të ndeshjes.

Kombëtarja kishte përballë një ekip që çdo ndeshje e nis nga mbrojtja. Josip Kuze kishte pranuar se do të luante në sulm, pasi në fushë kishte vendosur të ishin njëkohësisht Bogdani e Salihi dhe prapa tyre Skela.

Katërshja e përhershme në fushë ishte Dallku, Cana, Curri dhe Vangjeli.

Nga ana tjetër kundërshtari nuk kishte kapitenin Jeff Strasser, i cili është i dëmtuar dhe sulmuesin Joël Kitenge, i pezulluar për kartonë.

Shqipëria në këtë përballje që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” shihej si favorite dhe nga bastet që suksesin e shënonin me koefiçent mesatarisht 1.25.

Kuqezinjtë barazuan pak ditë më parë në Rumani, ndërsa Luksemburgu humbi 3 – 0 në fushën e tij me Bosnje Hercegovinën.

Triumfi i fundit i Luksemburgut ka qenë 2 vjet më parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2010 kur mundën 2 – 1 në Zyrih ekipin që zuri vendin e parë në grup, Zvicrën. Kjo ishte dhe humbja e vetme për zvicerianët.

Shqipëria në 3 përballjet e para me Luksemburgun ka fituar 2 dhe ka barazuar një e kjo ishte fitorja e tretë.

Grupi D ku bëjmë pjesë edhe ne, kishte si ndeshje më të rëndësishme sot atë që du luajt në Sarajevë mes Bosnje Hercegovinës dhe Francës. Sfida tjetër u luajt në Minks mes Bjellorusisë dhe Rumanisë.

kombëtarja shqiptare e futbollit tani dhe per dy vitet e ardhshme mbeshtetet nga celulari i katërt, Plus. Ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve do të jenë ajo me Bosnje Hercegovinën dhe më pas me Bjellorusinë.

e.r/NOA

{youtube}RtuON3L2_L0{/youtube}

KOMENTE