Norvegji, 8 shtator NOA - Një fëmijë norvegjez vetëm 5 vjeç, i kushtëzuar nga shumë aftësi të kufizuara dhe i detyruar për të qëndruar në karrocë, fitoi një konkurs bukurie për fëmijët, eveniment që u organizua nga një firmë sapunësh. Bëhet fjalë për personin e parë me aftësi të kufizuara që fiton një konkurs me 3 mijë vota, rreth 6 herë më shumë se vendi i dytë, duke fituar të drejtën për tu shfaqur në të gjithë produktet e firmës së sapunit Lano gjatë gjithë 2011. Krahas saj ai fitoi dhe një çek udhëtimi prej 3 mijë e 800 eurosh.
Mikael, që kur ka lindur ka qenë i dëmtuar nga një dëmtim i rëndë në tru, gjë që e bën atë një invalid në 100%. “Shpresoj që diçka e tillë tu lejojë të gjithë fëmijëve si Mikael për të qenë më të pranishëm në shoqëri”, - këto ishin fjalët e mamasë së Mikael, Lill Anita Larssen, e cila në rrjetin e Facebook ka mbështetur një fushatë në lidhje me djalin e saj. r.b/NOA