Tiranë, 7 shtator, NOA - Mëngjesi i sotëm, 7 shtator 2010, do të nisë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kthjellime dhe vranësira të përkohshme. Në mesditë, vranësirat do të kalojnë nëpër të gjithë territorin e vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash ne bregdet dhe zonat e uleta ndersa zonat malore do te karakterizohen nga moti i vranet. Ne mbremje dhe gjate nates vranesirat do te largohen gradualisht nga territori per t’ia lene vendin kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade renie ne mengjes ndersa mesdita nuk do te sjelle ndryshime te dukshme te temperaturave ne vend.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 32 km/h dhe drejtim jugperendimor ndersa deti do te mbetet me dallgezim 2 balle.
Europa
Europa jugperendimore dhe rajoni i Mesdheut do te dominohen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem. Problematike situata do te jete ne ishullin britanik pasi shirat do te jene me intensitete te larta ku here pas here do te jene te shoqeruar me shkarkesa rrufesh. Edhe nje pjese e qendres se kontinentit si dhe zona e Alpeve do te karakterizohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Ndersa pjesa tjeter e kontinentit europian do te jete me mot te kthjellet dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë sot:
Europa Jugperendimore rrezikohet nga shira te konsiderueshem;
Italia Jugore do te mbetet me stuhi me rrufe dhe rrebeshe shiu;
Hungaria alarmon per stuhi te forta ere dhe rrebeshe shiu;
Spanja alarmon per stuhi te forta ere dhe dallge te larta.
n.e/NOA