English

Momentet më të bukura të jetës? Lidhen vetëm me dashurinë

Bufalo, 7 shtator, NOA – Asnjë sukses në jetën profesionale, karrierë në vendin e punës, apo miqësitë që shkojnë e vijnë në jetë, nuk mund të klasifikohen si ndër momentet më të bukura të saj.

Të paktën kështu thotë një studim i universitetit të Bufalos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit, vetëm momentet e lidhura me raportet sentimentale paraqesin kënaqësitë dhe lënë gjurmë të vërteta në rrjedhën e gjatë të jetës.

"Shumë prej nesh kalojnë shumë kohë të jetës së tyre në marrjen e rezultateve të punës individuale, në shkollë ose me ndonjë hobi," thotë një nga autorët e studimit, Gabriel Shira, profesor i psikologjisë në universitetin e Bufalos.

Megjithatë, sipas tij, ngjarjet që na shkaktojnë lumturi më të madhe dhe janë potencialisht më të dhimbshme, janë momentet në të cilat lidhim veten me të tjerët, konkretisht në miqësi dhe dashuri sidomos.

Studiuesit dhe kolegët e tij kanë kryer katër studime të ndryshme në një total prej 376 njerëzish, duke treguar se si ulje-ngritjet e jetës janë të lidhura ngushtë me përvojat e sentimentale apo emocionale.

n.e/NOA

KOMENTE