English

Pasojat e krizës, ndryshon kabineti qeveritar në Greqi

Athinë, 7 shtator, NOA – Kabineti qeveritar në Greqi ka pësuar ndryshime, pasi vendi është prekur nga një krizë e thellë ekonomike-financiare dhe qytetarët kërkojnë nga qeveria medoemos ndryshimin e situatës.

I gjendur në të tilla kushte, kryeministri grek Jorgos Papandreu ka ndërmarrë disa ndryshime në poste si ai i ministrit të Punës, Ekonomisë, Shëndetësisë dhe Bujqësisë.

Ndërkaq, mediat greke bëjnë me dijeni se ai nuk ka prekur ende postin e ministrit të Financave. n.e/NOA

KOMENTE