Tiranë, 7 shtator, NOA – Pas një hetimi tremujor policia e kryeqytetit ka prangosur sot anëtarët e një prej grupeve më kryesore kriminale në kryeqytet për shpërndarjen e drogës, që funksiononte kryesisht në tri zona të Tiranës, në zonën e Ali Demit, në atë të Brrylit dhe në rrugën e Elbasanit.
Në operacionin e titulluar “Tutillsat” policia finalizoi me sukses prangosjen e 58 vjeçarit Robert Kadri Xhafa; 29 vjeçarit Gerald Robert Qafa; 32 vjeçarit Florjan Robert Qafa dhe 25 vjeçarit Dorjan Robert Qafa, që të katërt banues në Tiranë.
Burime nga policia e kryeqytetit thanë për agjencinë NOA se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre në momentin e arrestimit u sekuestruan 99.4 gram, heroinë e ndarë në 320 doza; 21 gram Cannabis Sattiva në 6 doza; një makineri për përzierjen e lëndës narkotike; 150 mijë lekë të reja; 2 motoçikleta; 2 pistoleta (lodër); 72 fishekë model 56 dhe 33 fishekë model 54; 3 aparate celularë.
Ndaj katër të arrestuarve është marrë masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe mbajtjes së municioneve luftarake. Ndaj njërit prej të arrestuarve, 25 vjeçarit Dorjan Robert Qafa rëndon edhe vepra penale e goditjes dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë gjatë kryerjes së
Detyrës, pasi gjatë arrestimit shtetasi në fjalë ka kundërshtuar dhe goditur
punonjësit e policisë.
mit/NOA