English

PS: Avokati Gjokutaj shpifi për të mbrojtur Saliun

Tiranë, 7 shtator, NOA – Lidhur me deklaratat e avokatit mbrojtës të Rrahman Selmanllarit, Përparim Genc Gjokutaj, Partia Socialiste deklaroi sot pasdite se avokati mbrojtës edhe i Damir i Fazlliç shpifi sot për llogari të kryeministri Sali Berisha, duke rënduar edhe më shumë Rrahman Selmanllarin.

Deputeti i PS– së, Taulant Balla theksoi se “Ky avokat paguhet për të mbrojtur persona me problematikë, si Damir Fazlliç apo Rrahman Selmanllari, të cilët edhe kur s'janë të akuzuar po thjesht të pyetur nga prokuroria si persona, që lidhen me rrethanat e një çështjeje, shkojnë në prokurori me avokat“.

Këtë herë, sipas deputetit Balla, avokati i lepujve të qeverisë bëri konferencën e munguar të zëdhënësve të Saliut. “Shpif shpif se diçka do mbetet, ndërkohë që këtë herë është thyer rekordi i madhësisë së shpifjes, sepse flitet për rryshfet për një gjë që nuk ekziston, për një leje që nuk ekziston, për një aplikim që nuk ekziston“, bëri me dije zoti Balla në emër të socialistëve.

Ai tha sakaq se “kjo sajesë tregon sesa larg po shkon Sali Berisha për të hequr vëmendjen nga skandalet me prova e fakte të korrupsionit që po mbyt Shqipërinë”.

mit/NOA

KOMENTE