Kinë, 8 Shtator, NOA- Pronarja e një qeni në Kinë u akuzua për mizori kundrejt një kafshe pas i ka mësuar mikut të saj me me katër këmbë të pijë duhan. 23-vjeçarja Chaf Zeng Ziguang ka deklaruar se e gjithë kjo kishte filluar si lojë. Gjashtë muaj më parë, kur bleu qenin ka dashur ti mësoje Little Black, qenit pirjen e duhanit, por tani situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe kafsha ka arritur të pijë deri një paketë duhan në ditë.
"Në fillim ai e urrente erën e duhanit. Por më pas është mësuar duke ia shpërndarë tymin në fytyrën e tij", ka thënë pronarja e qenit.
Zeng, nga Wuchang, provincë kineze e Hubei, fillimisht përdorte copat e mishit për të mësuar qenin që ti vinte cigaren në gojë, dhe tani pas disa muajsh ai pi edhe 20 cigare në ditë.
Por për fqinjët e vajzës kjo nuk ka qenë një lojë argëtuese dhe kanë vendosur ta padisin në polici për keqtrajtim të kafshës.
a.e./NOA