English

Studimi: Muzikanti vlerësohet nga veshja, dhe jo nga muzika

Sheffield, 7 shtator, NOA – Veshja ndikon shumë jo vetëm në pamjen e muzikantit, por mesa duket edhe mbi perceptimin e aftësisë së tij nga ana e publikut, edhe pse këngët apo muzika e tij është e njëjtë, por ai ka veshur veshje të ndryshme.

Zbulimi është bërë nga një studim i botuar në revistën “Psikologjia dhe Muzika”, nga universiteti i Sheffieldit.

Koordinatorët e tij kanë filmuar katër violinistë klasikë, midis moshave 20-22 vjeç, të cilët kanë luajtur pjesë të njëjta, një herë me veshje mbrëmje, një herë me xhinse dhe një herë me këmishë.

Pastaj studiuesit britanikë kanë zgjedhur 30 specialistë të muzikës, të cilëve u kanë dhënë videot për t’i ndjekur dhe për të dhënë një vlerësim.

Ajo që u gjet, ishte fakti se të gjitha kategoritë e pikëve të larta i morën muzikantët me veshjet serioze, dhe më pas ata me xhinse.

Ndërsa ata me veshje me këmishë, sportive dhe me atlete morën vlerësimin më të ulët, edhe pse kishin ushtruar të njëjtat pjesë muzikore.

Kjo sipas studiuseve tregoi se përshtypja që lë veshja ndonjëherë është më e fortë sesa ndjesia që të shkakton muzika e dëgjuar.

n.e/NOA

KOMENTE