English

Transferta të dyshimta parash, policia e Tiranës merr në pyetje myftiun e Lushnjes

Tiranë, 7 shtator, NOA – Agjentët e antiterrorist në Drejtorinë e policisë së Tiranës kanë thirrur në pyetje myftiun e Lushnjes, Tomorr Boriçi, i cili dyshohet për transferta të dyshimta parash.

Burime nga policia e kryeqytetit pohuan për agjencinë NOA se gjatë hetimit për financimin e rikonstruksionit të xhamisë së Lushnjes pak ditë më parë u mor në pyetje financuesi i saj, një ish student në Arabinë Saudite, Fadil Bardhoshi.

Gjatë pyetësorit të policisë Bardhoshi përmendi edhe emrin e myftiut, Torr Boriçi, që sipas policisë është i afërm me studentin në fjalë.

Gjatë verifikimit të dokumenteve për paratë e financuara policia nuk gjen burimin e tyre, një shkak për të ngritur dyshimet se ardhja e tyre mund të ketë të bëjë me një financim të mbërritur pikërisht nga terroristë islamikë apo bashkëpunëtorë të tyre, që funksionojnë brenda përbrenda vendit.

mit/NOA
KOMENTE