Tiranë, 8 shtator NOA - Frika e elefantëve kundrejt minjve njihet prej shumë kohësh, por së fundmi është zbuluar se ata kanë frikë dhe nga milingonat. Studiuesit e Universitetit të Floridas, në bashkëpunim me Mpala Research Centre në Kenia, kanë zbuluar se si milingonat arrijnë të krijojnë ndjesinë e frikës në këto kafshë gjigante.
Në veçanti është për tu përmendur, se kur elefantët ndjejnë aromën e milingonave në açaia, një lule për të cilën insektet e vogla janë mjaft të dhëna, evitojnë që të afrohen. Açaia e savanave është një lule që qëndron në simbiozë të ngushtë me milingonat. Kështu mund të themi se midis këtyre dy llojeve ekziston një lloj pakti, ku milingonat mbrojnë bimën ku qëndrojnë duke e spërkatur atë me një lloj solucioni irritues. Në këmbim kjo bimë i ofron atyre mbrojte në brendësi të petaleve të saj. Studimi është kryer në Laikipia dhe në Tsavo National Park, dy vende të Kenias. Elefantët janë aktualisht në 37 vende të ndryshme të Afrikës. Për tu theksuar është se elefantët e savanës janë ndër speciet më të mëdha të planetit tonë. r.b/NOA