Beograd, 8 shtator, NOA – Pa mundur të konkludojnë sot për një marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën, komisonerja e Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe presidenti serb Boris Tadiç, do të zhvillojnë sot sërish një takim së bashku.
Ky takim i përbashkët i tyre në kuadrin e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë për të të arritur një marrëveshje mbi rezlutën serbe kundër Kosovës, e cila pritet të shqyrtohet nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Me anë të saj, Serbia kërkon "bisedime për të gjitha çështjet e hapura me Kosovën" si dhe "dënimin e shkëputjes së njëanshme" të Kosovës.
BE synon nga ana e tij që ta bindë Serbinë të ndryshojë të paktën pjesën e dytë të rezolutës, ku flet për “shkëputje të njëanshme”.
Ndërkaq, autoritetet serbe vijojnë të mos heqin dorë nga qëndrimi i tyre kundër pavarësisë së Kosovës, edhe pas vendimit Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes e saj, një opinion që ishte kërkuar nga vetë Serbia.
n.e/NOA