Tiranë, 8 shtator, NOA – Rruga drejt standarteve europiane është ende e gjatë dhe e vështirë, por Policia e Shtetit është duke punuar me intensitet për realizimin e kritereve që i takojnë asaj në përmbushjen e këtij procesi.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në takimin e oficerëve ndërlidhës policorë të vendeve të Bashkimit Evropian, të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë.
Sipas tij, “procesi i reformave të ndërmarra nga Policia e Shtetit ka shënuar progres të rëndësishëm kundër trafikut dhe krimit të organizuar, por edhe në rritjen e standarteve institucionale”.
Duke folur më konkretisht lidhur me arritjet e policisë, Burgaj vuri në dukje faktin se progres cilësor është bërë në forcimin e masave të kufirit si dhe në menaxhimin sa më të mirë të tij.
Sikundër, theksoi se duhet të bëhet më shumë punë nga strukturat e Policisë së Shtetit
në luftën kundër krimit të organizuar.
n.e/NOA