Romë, 8 shtator, NOA – Vajza shqiptare e cila merr pjesë në spektaklin muzikor italian “X- Factor”, Dorina Leka, ka mundur të kalojë me sukses natën e parë të edicionit të katërt të tij.
Lajmi është transmetuar nga mediat italiane, sipas të cilave talenti i ri shqiptar, është ndër 12 konkurrentët, duke mundur të kapërcejë plot 80 mijë emra që donin të merrnin pjesë në spektaklin që mban emrin e Anna Tatangelos, bashkëshortes së Gigi d’Alessios.
Dorina Leka, është vajza e muzikantit të njohur shqiptar, Gjergj Leka dhe është komentuar mjaft mirë nga mediat italiane, të cilat përveçse cilësimit si e bija e “Vasko Rosit shqiptar”, vlerësohet si një zë që po befason skenën italiane.
Dorina 24-vjeçare ka lindur në Tiranë, por banon në Trieste prej disa vitesh dhe u paraqit në spektakël me këngën “Heavy Cross” të Gossip.
n.e/NOA