Tiranë, 9 Shtator, NOA- Teleskopi Catalina Sky Survey (CSS), i vendosur në malet Santa Catalina (Arizona), ka zbuluar dy trupa në hapësirë që ditën e mërkurë kanë kaluar në një distancë mjaft të afërt mes planetit tonë dhe Hënës, rreth 386.241 kilometër. Falë distancës së afërt, të paktën siç përshkruhet nga NASA, asteroidet mund të shihen nga të pasionuarit e astronomisë dhe me teleskopë të një kategorie të mesme.
Të dy objektet, për koeiçidencë kozmike, do të kalojnë pranë Tokës në një distancë prej pak orësh dhe thuhet se kanë dimensione dhe diametër midis 15 dhe 20 metrash. Takimi i parë do të ndodhë në 11:51, me asteroidin 2010 RX30, që ka një diametër rreth 20 metër. Do të kalojë në një distancë rreth 248 mijë kilometrash. Më pas do të jetë radha e 2010 RF12, një guri kozmik me një diametër rreth 14 metër dhe do të kalojë shumë pranë Tokës në një distancë prej 79 mijë kilometër. Kështu siç kanë shpjeguar dhe shkencëtarët këto dy objekte nuk mund të shihen me anën e një teleskopi amator, por ai duhet të jetë të paktën i një fuqie të mesme. r.b/NOA