English

Fshihte kanabis në motor, ndalohet drejtuesi

Durrës, 8 shtator, NOA – Gjatë orëve të natës, ndërsa udhëtonte bashkë me një shokun e tij, drejtuesi i një motoçiklete është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë pasi rezultoi se dispononte lëndë narkotike.

Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Durrësit, sipas të cilave, i ndaluari është Elio Hoxha, 19-vjeç, banues i këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletën tip Vespa ngjyrë e zezë, me të cilën ky person po udhëtonte së bashku me një shokun e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 22.30 gram lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kanabis sativa.

Ndërkaq, për bashkëmoshatarin e tij me inicialet M.P., edhe ky banues në qytetin e Durrësit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike për Elio Hoxhën dhe për veprën penale të moskallëzimit të krimit për personin me inicialet M.P.

n.e/NOA

KOMENTE