Tiranë, 8 Shtator NOA - Pasardhësi i Pingping është Nino Hernandez. Bëhet fjalë për personin më të shkurtër në botë, i cili tashmë është kolumbiani 24 vjeçar.
Lajmi është bërë zyrtar nga vetë përgjegjësit e Rekordeve Guinness.
Lartësia e tij,e certifikuar nga Guinnes Worl Record është rreth 68,58 cm dhe peshon vetëm 10 kile.Edward Nino Hernandez jeton në Bogota, i pëlqen të kërcejë dhe ëndërron të ketë një makinë të shpejtë dhe dëshiron të shohë botën. Edward punon me kohë të pjesshme, si balerin dhe ka deklaruar: "Unë ndihem i lumtur, sepse unë jam një i tillë, unik". Gjithashtu tregon se është fejuar me një vajzë 18 vjeçare që është 1 e 50 e gjatë. Ai është në pritje të një operacioni në sy e gjithashtu ka fituar një rol në një film të ri,ku do të bëjë hajdutin e drogës.
Nëna e tij thotë se në lindje Edward peshonte vetëm 1,5 kg dhe ishte i gjatë vetëm 15 cm.
Hernandez trashëgon rekordin pas vdekjes së PingPing (74cm), por ky rekord për 24 vjeçarin do të zgjasë pak, pasi, në tetor, e reja nepaleze Khaqendra Thapa Magar, 56 cm, do të mbushë 18 vjeç dhe është e destinuar për t'u bërë njeri më i shkurtër në botë.
r.b/NOA