Hungari, 9 shtator NOA - Tashmë në Hungari të gjithë duhanpirësit do të përgjohen nga policia rrugore dhe kjo pasi duke filluar që nga dita e sotme do të hyjë në fuqi ligji, i cili do të ndalojë duhanpirësit të tymosin cigare në 72 nënkalimet e Budapestit.
Janë të shumta vendet që janë caktuar për të fikur cigaret në momentin që njerëzit do të kalojnë në vende të tilla.
Në rast të kundërt, gjobat do të jenë të gatshme nga policët, duke filluar nga 10 deri në 70 euro. Në bazë të dekretit, ndalimi i duhanit do të jetë dhe në ndalesat e autobusëve dhe trenave. Për tu theksuar është se vitin e kaluar ky ligj ka hyrë në fuqi dhe në parqet e lojërave publikë për fëmijë.
r.b/NOA