English

Ina Rama në Hagë, në takimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve

Hagë, 8 shtator, NOA - Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, po merr pjesë në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve i cili organizohet në Hagë.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të prokurorisë, tema e këtij takimi fokusohet në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, gjetja e formave që lehtësojnë bashkëpunimin apo hetimet e përbashkëta. Bashkpunimi ndërkombëtar shihet si nevojë globale dhe jo vetem rajonal.

Gjithashtu, temë tjetër e rëndësishme e takimit ishte bashkëpunimi i institucioneve të drejtësisë në drejtim të sekuestrimit të aseteve kriminale.

Në ditët në vijim, nga Prokurorët e Përgjithshëm do të diskutohet në lidhje me krimin e organizuar, trafikimin e qënieve njërzore, ndihma e ndërsjelltë në fushën penale, arrestimi i personave që i fshihen drejtësisë.

Ndërkaq, takimin e ka përshëndetur ministri i Drejtësisë i Holandës Ernest Hirsch Ballin, prokurori i përgjithshëm i Holandës Harm Brouver si edhe kryetari i shoqatës ndërkombëtare të Prokurorëve, François Falleti.

n.e/NOA

KOMENTE