Tokio, 8 shtator, NOA – Dollari amerikan ka shënuar në bursën e Tokios uljen më të madhe që ka pësuar ndonjëherë gjatë 15 viteve të fundit.
Lajmi është bërë me dije nga mediat japoneze, të cilat i kanë komentuar lëvizjet e fundit në burse si një fitore të bindshme të monedhës vendase ndaj asaj amerikane në tregjet ndërkombëtare në këtë aromë krize ekonomike që është përhapur tashmë kudo.
Nga ana e tij, ministri japonez i Financave Yoshihiko Noda, deklaroi se është tepër i rëndësishëm komunikimi me komunitetin ndërkombëtar në kuadër të shkëmbimeve me vendet e G7.
Sipas të dhënave, dollari amerikan u shkëmbye me 83.33 jen, që është niveli më i ulët që nga maji i vitit 1995.
n.e/NOA