English

Kapet në doganë me pistoletë dhe fishekë, arrestohet 53-vjeçari

Shkodër, 8 shtator, NOA – Ndërsa mbante në trup një pistpletë pa leje së bashku me një krehër më 7 fishekë, një burrë 53-vjeçar është arrestuar menjëherë sapo u kap në flagrancë nga forcat e policisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Muriqan”, afër doganës me Malin e Zi dhe siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga policia e Shkodrës, i ndaluari quhet Gani Hurmi, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” të këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ai mbante armë pa leje, ndërsa u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të tij, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe munucioneve luftarake”.

n.e/NOA

KOMENTE