English

Kërpudha hallucinogeni për të luftuar ankthin dhe depresionin te të sëmurët me kancer

SHBA, 9 Shtator, NOA- Kërpudha hallucinogeni për të ndihmuar pacientët me kancer që vuajnë nga ankthi apo probleme të tjera psikiatrike. Këtë e thotë një kërkim i Los Angeles Biomedical Research Institute dhe Johns Hopkins University, drejtuar nga doktor Charles Grob e publikuar në "Archives of General Psychiatry". Hulumtuesit kanë zgjedhur 12 vullnetarë të sëmurë me kancer nga 36-58 vjeç, të gjithë të goditur nga forma pak a shumë të rënda ankthi dhe depresioni. Këta pacientë janë trajtuar me një dozë 0,2 miligram (për çdo kilogram të peshës trupore) psilocibine, përbërësi aktiv në kërpudha.

Pas 2 javësh të trajtimit, dhe deri në 6 muaj pas përfundimit, efekti i substancës ishte i dukshëm: shqetësimet mendore të sëmurëve janë ulur, duke i lejuar ata për t'i dhënë fund jetës së tyre me qetësi.

Siç kujton Dr Grob, në vitet ‘70 ishte marrë në konsideratë përdorimi i qetësuesve (si LSD) për të luftuar ankthin dhe depresionin që lidhen me sëmundje terminale. Megjithatë, "në vazhdën e presioneve sociale dhe politike" hulumtime të tilla u braktisën shpejt.

a.e./NOA

KOMENTE