Tiranë, 8 shtator, NOA Update – “Pa mbretëri, pavarësia e Shqipërisë do të kishte qenë një akt iluziv dhe i paqëndrueshëm”.
Kështu ka deklaruar ndër të tjera gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit, ishte pikërisht mbreti Zogu 1 ai i cili bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj, shtetin e ri dhe të pavarur të Shqipërisë.
“Mbretëria shqiptare qe një mbretëri që pavarësisht nga problematikat, ka qenë një mënyrë që konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar”, tha mes të tjerash kryeministri Berisha.
Duke shtuar se “duhet që në këtë kuadër, është e domosdoshme që krahas nerimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë, të nderohet edhe vepra e mbretit Zogu 1”.
n.e/NOA