English

Lezhë, kundërshtoi policinë prangoset për mosbindje

Lezhë, 8 shtator, NOA – Për mosbindje ndaj urdhërit të policisë, një person është prangosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës.

Burime nga policia e Lezhës thanë se mbrëmë në orën 20.00 u arrestua në flagrancë 31 vjeçari Afrim Gjoni (Fusha), banues në Shëngjin të Lezhës.

Sipas policisë arrestimi i Afrim Gjonit u bë për shkak se dje rreth orëve të drekës, në vendin e quajtur hotel “Lisi” ka kundërshtuar punonjësit e policisë që ruanin vendngjarjen, dhe me veprime aktive të kundraligjshme ka ndërhyre duke marrë automjetin e kësaj godine në vendngjarje.

I arrestuari ka marrë makinën tip Mercedes Benz me targa LE 9999 A, pa u kryer ende veprimet e policisë me këtë automjet dhe është larguar.

Afrim Gjoni po hetohet nga prokuroria e Lezhës për veprën penale të mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit dhe për veprën penale të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

mit/NOA
KOMENTE