English

Londra ndryshon, lamtumirë taksive tradicionale

Londër, 8 shtator NOA - Tashmë mund ti themi lamtumirë dhe një tjetër simboli tradicional londinez. Pas kabinave historike të telefonit dhe autobusëve te kuq, tashmë ka qenë radha e taksive tradicionale të zeza (Black Cab), të cilat historikisht kanë populluar qytetin nga 1958. Për të bërë të ditur zhdukjen e veturave tradicionale, të konceptuara nga Eric Bailey i Austin, ka qenë Wall Street Journal.

Kështu ky vendim i ri mund të themi se nuk ka qenë i mirëpritur nga të gjithë personat madje dhe nga personazhet e njohur, ku kjo për faktin e vetëm të imazhit të krijuar nga kjo taksi. Nga Kate Moss tek Laurence Olivier, nga Stanley Kubrick tek bashkëshorti i mbretëreshës, Filipi i Edimburgut, janë të shumtë që e kanë blerë një të tillë për ta përdorur si një automjet personal.

Kështu për ata të cilët do të vizitojnë Londrën kohët e fundit, një këshillë e mirë do të ishte që të merrnin një aparat fotografik për të kapur vendet historike dhe tradicionale, pasi tashmë gjithçka po humbet me kalimin e kohës në këtë vend.

r.b/NOA

KOMENTE