English

Maqedonia feston sot 19-vjetorin e pavarësisë

Shkup, 8 shtator, NOA - Maqedonia shënon sot përvjetorin e 19-të të pavarësisë së saj pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, i cili do të kalojë përmes ceremonish të veçanta dhe festive.

Me këtë rast, që mbrëmë kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski mbrëmë organizoi një pritje solemne për përfaqësuesit e lartë të shtetit, partitë politike, krerët fetarë, trupin diplomatik të pranishëm në Shkup etj.

Ndërkaq, mediat vendase bëjnë me dijeni se asnjë nga komunat me shumicë shqiptare nuk ka përgatitur ndonjë aktivitet apo ceremoni festive lidhur me 19-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë.

E kjo pasi, shpallja e pavarësisë së vendit vazhdon të jetë një çështje debati midis forcave politike maqedonase dhe shqiptare.

Ajo që e përcaktoi pavarësinë ka qenë referendumi i zhvilluar më 8 shtator 1991, kur shumica e qytetarëve u deklaruan për ndarjen e vendit nga ish-Jugosllavia, ndërsa shqiptarët e bojkotuan atë.

n.e/NOA

KOMENTE