English

Migiro: Shqipëria, një vend model që po ecën shumë shpejt

Tiranë, 8 shtator, NOA - “Shqipëria është një vend model që po ecën shumë shpejt dhe Parlamenti ka një rol thelbësor në këtë progres”, tha sot zv/sekretarja e Përgjithshme e OKB, Asha- Rose Migiro, në takimin me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Jam shumë e lumtur, - tha Migiro, - që pas dy takimeve që që kemi patur së bashku në selinë e OKB-së në Nju Jork, jam sot në Shqipëri, ku shoh një progres shumë të madh në shumë pak kohë”.

Më tej, ajo vlerësoi se Kuvendi i Shqipërisë, si insitucioni kyç në sfidat e vendit, ka punuar shumë në hartimin e një kuadri ligjor të fortë.

“Shqipëria, - tha ajo, - është bërë një shembull në arritjen e Objektivave të Mijëvjecarit, jo vetëm në rajon por edhe në partneritetin me OKB-në. Jam po ashtu shumë e kënaqur për rëndësinë që vendi juaj i jep marrëdhënieve multiratarale”.

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit falënderoi Migiron dhe OKB-në për mbështetjen dhe partneritetin e vijueshëm si dhe për vlerësimet për progresin e Shqipërisë.

Duke u ndalur në çështjet e gruas dhe fëmijëve, kryetarja e Kuvendit tha se qeveria dhe Parlamenti ka vendosur çështjen e grave, familjes, edukimit dhe të rinjve në qendër të prioriteteve, duke i konsideruar çështje shumë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Ajo theksoi se femrat shqiptare kanë treguar gatishmërinë dhe angazhimin e tyre në përballjen me sfida të ndryshme dhe vështirësitë që shtrihen përpara të gjithë shoqërisë shqiptare në jetën politike sociale dhe familjare.

n.e/NOA

KOMENTE