Nju Jork, 8 shtator, NOA – Si rezultat i marrëveshjes së djeshme të presidentit serb, Boris Tadiç dhe kryediplomates së Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, Serbia ka arritur qw ta ndryshojw projekt-rezolutën për Kosovën, paraqitur Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
E ndryshuar sipas kushteve tw vwna nga Bashkimin Evropian, rezoluta ka hequr brenda tekstit tw saj thirrjen që përmes dialogut të zgjidhen të gjitha "çështjet e hapura".
Sikundwr, në tekstin e ri është shtuar fjalia se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e "përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve".
"Procesi i dialogut do të ishte faktor i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Ky dialog do të kishte për qëllim përparimin e bashkëpunimit, të realizojë progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe ta përmirësojë jetën e njerëzve", thuhet nw kwtw rezolutw.
Nga ana e tij, presidenti serb Boris Tadiç tha se rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe BE-së do të mundësojë dialog për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila do të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. n.e/NOA