Tiranë, 8 shtator, NOA - Dita e sotme do të nisë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Në mesditë, do të kemi shtim të vranësirave në zonat malore veriore ku priten shira të dobët dhe të izoluar në ekstremin verior.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te kete shtim te vranesirave ne te gjithe territorin dhe per pasoje ne oret e vona te nates do te gjenerohen shira te dobet e te izoluar ne te gjithe zonen malore. Ne kushtet e motit te vranet do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes.
Temperaturat e ajrit do te rriten lehte ne mengjes, ndersa mesdita do te ruaje serish vlera konstante te temperaturave ne vend.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim jugperendimor kjo do te beje qe deti te gjeneroje dallgezim te ulet.
Europa
Rajoni i Mesdheut dhe ishujt britanike do te dominohen nga vranesira dhe shira te te rrembyeshem. Problematike ne keto zona do te jene edhe stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe. Po ashtu me vranesira dhe shira do te jene Europa jugperendimore si edhe nje pjese e qendres se kontinentit por ne sasi me te pakta. Ndersa Europa veriperendimore dhe e gjithe lindja e kontinentit europian do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe kalime vranesirash te lehta.
Ngjarje ekstreme në Europë
Italia rrezikon shira te konsiderueshem dhe shkarkesa me rrufe;
Qendra e kontinentit alarmon stuhi me rrufe dhe rrebeshe shiu;
Spanja do te mbetet me stuhi te forta ere dhe dallge te larta.
n.e/NOA