English

PS, Bumçit: Avokati i Fazlliç dhe lepuri i Shkëlzenit, Aldo, nuk shpëtojnë Berishën nga grabitja prej “lubie”

Tiranë, 8 shtator, NOA – I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas deklaratave të deputetit të PD-së Aldo Bumçi, për të cilin deputeti socialist deklaroi se “Aldo lepuri, kur qe ministër drejtësie merrte urdhra nga Shkëlzeni për të ligjëruar fabrikën e vdekjes në Gërdec, ndërsa tani doli dhe përsëriti avazin 10 vjeçar të lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës”.

“Avokati i Fazlliç dhe lepuri i Shkëlzenit me emrin Aldo nuk e shpëton dot Sali Berishën nga e vërteta e grabitjeve të këtij pushteti lubi, që po vjedh ç’ti dalë përpara me vendim qeverie”, theksoi deputeti socialist.

Duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut dhe shefit të opozitës, Rama, deputeti Taulant Balla tha në një konferencë të shkurtër për mediat se “ju zotërinj pushtetarë keni vjedhur votat për të vjedhur gjithë Shqipërinë”.

Ai i bëri apel mazhorancës në pushtet të japë llogari për faktet që po nxjerr opozita në dritë për vjedhjet dhe aferat korruptive, pasi sipas Ballës, “për broçkullat ndaj Edi Ramës e Bashkisë së Tiranës, populli e ka dhënë përgjigjen me votë 10 vjet rresht”.

mit/NOA

KOMENTE