English

Rinisin shirat, parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 8 shtator, NOA - Vranësira dhe shira të dobët do të ketë nesër, e enjte 9 shtator 2010, që në orët e para të mëngjesit në zonat veriore të vendit, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën tjetër të territorit. Në të njëjtat kushte atmosferike, do të mbetemi edhe gjatë orëve të mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te shtoje vranesirat ne te gjithe zonen malore duke bere qe te gjenerohen shira te dobet e lokale por zona e ulet dhe ajo bregdetare do te mbetem me kthjellime dhe vranesira kalimtare. Ne mbremje dhe gjate nates i gjithe territori shqiptar do te dominohet nga vranesira dhe shira me intensitete te larta.

Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme si ne mengjes dhe ne mesdite ato te qendrojne pothuajse konstante ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim perendimor, ndersa deti do te mbetet me dallgezim te ulet.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te dominohet nga vranesira dhe shira te me intensitet mesatar. Me problematike situata do te mbetet ne rajonin e Mesdheut si dhe zonen e Alpeve ku shirat do te jene te rrembyeshem. Ne keto zona problematike do te jene edhe stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe.

Por Europa veriperendimore dhe e nje pjese e jugperendimit te kontinentit do te karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Qendra e kontinentit alarmon stuhi me rrufe dhe rrebeshe shiu;

Italia do te mbetet me shira te konsiderueshem dhe rrufe;

Ballkani verior alarmon per ere te forte dhe shira te dendur.

n.e/NOA

KOMENTE