Angli, 8 shtator NOA - Nuk ka paqe për Wane Rooney, ku pas asaj që u zbulua me Thompson për lojtarin thuhet se ekziston dhe një femër tjetër, e cila është e gatshme të japë deklarata me të vërtetë befasuese, kjo të paktën bazuar në atë çka shkruan “Mirror”.
Ndërkohë Jennifer është gati për të bërë të ditur dhe emrat e 13 lojtarëve të tjerë të Premier League, të cilët me sa duket kanë kaluar një natë me të. Për të përditshmen Sun, thuhet se tashmë kontrata e Rooney me Manchester United tashmë është në rrezik dhe kjo vetëm për skandalin seksual që ka përfshirë sulmuesin. Nga 13 lojtarët që kanë përfunduar në shënjestrën e Jennifer, sipas Daily Star, janë plot 6 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 4 sulmues. Dy prej tyre janë të martuar dhe kanë fëmijë. Me sa bëhet e ditur Thompson, ka pasur objektiv të sajin futbollistët dhe kjo për faktin e vetëm se janë të pasur. Të gjitha kushtet ishin tepër të favorshme për të pasur kontakt me yjet e futbollit, që nga lokalet e deri rek moda e Manchester në Facebook. Ndërkohë, Sun ka paraqitur dhe fjalët e para të bashkëshortes së Rooney, Coleen: “Nuk kam më nevojë për ty”, - ka deklaruar ajo kundrejt partnerit. r.b/NOA