Britani e Madhe, 9 shtator NOA - Një studente britanike ka dizenjuar veshje dhe bizhuteri, të cilat mbasi je lodhur së veshuri mund të hahen.
Emily Crane, 22 vjeçe, shpreson që me punën e saj të mbushë të gjithë dyqanet e “London Fashion Week që do të startojë në shtator në kryeqytetin britanik. Puna e saj e veçantë është krijuar me anë të përdorimit të xhelatinës, algave dhe aksesorëve të tjerë. Ky miks fillimisht është ndërtuar dhe pasi ka marrë formën e kërkuar është lënë në ngrirje për të arritur rezultatin e kërkuar. r.b/NOA